Rruga drejt BE/ Hapja e grupkapitullit 3, zbulohet data e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel

Rruga drejt BE/ Hapja e grupkapitullit 3, zbulohet data e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel

Shqipëria ka hapur grupkapitullin e tretë për anëtarësimin në BE, një lajm që u bë me dije një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama. Sot Rama njofton se Konferenca e Pestë Ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel do të zhvillohet më 22 maj. “SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe...
Burimi: Top-Channel.tv