”Rroftë Shqipëria!” Kur Princ Vidit iu dorëzua kurora

”Rroftë Shqipëria!” Kur Princ Vidit iu dorëzua kurora

MBRET, APO PRINC? Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi, në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë Gjermani, 21 Shkurt 1914. Qyteti i vjetër i Nojvidit ishte zhytur në një atmosferë gëzimi si në Krishtlindje, për të pritur dërgatën shqiptare, që do të arrinte me tren të posaçëm. Në hyrje të rrugës kryesore ishte ngritur një lloj harku triumfi, dy shtylla të larta të lidhura sipër me zbukurime dhe flamuj. Ishte ftohtë, por kjo nuk i pengoi mijëra njerëz të dilnin nëpër rrugë, në dritare dhe në ballkone për të përshëndetur mysafirët. Në lumin Rin qëndronin të palëvizshme dhjetëra anije me vela, ku dalloheshin banderolat shumëngjyrëshe, mes të cilave edhe flamurë të Shqipërisë së re. Treni arriti me shumë...