Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rrjet i ri për furnizim me energji, 880 punonjës”/ Drejtori i OSSH prezanton planin e masave për sezonin turistik
Një plan masash është hartuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe OSHEE për të përballuar kërkesën e lartë për energji në pikun e sezonit turistik veror. Në një dalje për mediat mbi “sistemin elektro-energjetik, arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik”, drejtori i OSSH Blendian Dalipi tha se gjatë muajve të verës kërkesa për energji rritet deri në 20% për këtë arsye janë shtuar grupet e punës në terren për të shmangur defektet dhe shkëputjen e energjisë elektrike. “Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, për të përballuar sezonin. Sot...