Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Një rrjedhje gazi nga një bombol gatimi ka shkaktuar shqetësim te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në Fier. Situata është konstatuar në banesën e një çifti të moshuarish, ndërsa menjëherë është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nxjerrë bombolën jashtë apartamentit, duke neutralizuar rrezikun. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, të moshuarit janë larguar përkohësisht nga banesa. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar pasoja më të rënda.
Burimi:
kohajone.com