“Rritje me 12% nga viti i kaluar”- Ministri Demo nga Kuvendi: Buxheti më i madh në histori, më shumë siguri për familjet dhe shërbime!

“Rritje me 12% nga viti i kaluar”- Ministri Demo nga Kuvendi: Buxheti më i madh në histori, më shumë siguri për familjet dhe shërbime!

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi në Kuvend prioritetet e projektbuxhetit 2027, duke theksuar se rritja e financimit përkthehet në më shumë siguri për qytetarët, mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shërbime më cilësore në territor. Buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme arrin në rreth 40 miliardë lekë, me një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2026. Një nga prioritetet kryesore është politika e re e pagave, për të cilën janë parashikuar 3.3 miliardë lekë. Rreth 8,174 punonjës policie të gradës inspektor do të përfitojnë një rritje prej 23,600 lekësh në muaj, ose 27%, ndërsa për gradat e tjera rritja do të jetë 15 mijë lekë në muaj, nga 13% deri në 17%, duke përfshirë vjetërsinë në punë. Krahas përmirësimit...