Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rritja që nuk po sjell mirëqenie
Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit një rritje të qëndrueshme ekonomike në përqindje, duke u renditur shpesh në grupin e vendeve me ritmet më të larta në rajon. Megjithatë, ky sukses nominal fshihet pas një realiteti të pakëndshëm: rritja nuk po përkthehet në mirëqenie të prekshme për qytetarët. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, Shqipëria mbetet sërish vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse – një tregues që mat më saktësisht standardin e jetesës sesa thjesht Prodhimi i Brendshëm Bruto. Prej më shumë se dy dekadash, Shqipëria është e fundit në...