Rritja e tatimit mbi dividendin, tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët
Bizneset nuk do të mund të shmangin tatimin mbi dividendin duke ua kaluar fitimet ortakëve apo aksionarëve në formën e huave, paradhënieve apo financimeve të tjera që nuk përfaqësojnë transaksione reale. Paketa e re fiskale për vitin 2027, që parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, përfshin edhe ndryshime ligjore për të parandaluar shpërndarjen e tërthortë të fitimit pa paguar tatimin përkatës. Rritja e propozuar e tatimit mbi dividendin vjen tetë vjet pasi norma u ul nga 15% në 8%, duke filluar nga janari i vitit 2019. Ulja në atë kohë u argumentua me nevojën për të lehtësuar barrën fiskale mbi fitimet e shpërndara dhe për të nxitur bizneset të shpërndanin dividendët e akumuluar, të cilët mbaheshin në kompani edhe për shkak...
Burimi:
syri.net