Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Rritja e taksave, goditje për ekonominë’/ PL: 11 Maji, për një të ardhme më të mirë për biznesin dhe qytetarët
👁12478
Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka reaguar kundër vendosjes së taksave të reja dhe rishikimit të detyrimeve për bizneset e vogla dhe të mesme në Tiranë. Në një deklaratë për media, ajo theksoi se kjo rritje e befasishme e taksave ka krijuar një kaos të vërtetë, duke shtuar pasigurinë e funksionimit të ligjeve dhe duke vështirësuar mbështetjen ndaj bizneseve. Memelli akuzoi qeverinë se, në vend që të nxisë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe punësimin, ka zgjedhur të rëndojë më tej barrën fiskale mbi sipërmarrjen, pa ofruar transparencë dhe përmirësime konkrete në shërbime. Deklarata e Zëdhënëses të...