Rritja e sigurisë kufitare, prezantohet projekti për përballimin e fluksit të emigrantëve

Rritja e sigurisë kufitare, prezantohet projekti për përballimin e fluksit të emigrantëve

Shqipëria kohët e fundit po përballet me fluksin në rritje të emigrantëve ilegalë. Referuar statistikave përgjatë 2018 deri në 2023 janë regjistruar afro 44 mijë hyrje të parregullta, emigrantë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe nga Afrika e Veriut. Nisur nga këto problematika, në Tiranë u prezantua projekti “EU 4 Migration”i cili synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e sigurisë kufitare. Kreu i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato theksoi se ky projekt është një nga pikat kyçe në procesin e integrimit në BE. “Ky projekt do të ndihmojë gjithashtu në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të shënuar...
Burimi: Vizionplus.tv