Burimi:
Sot.com.al

Rritja e energjisë elektrike me 16%, protestë në Prishtinë: Do ta dërgojmë vendimin në gjykatë
👁3651
Enti Rregullator i Energjisë në Kosovë ka miratuar zyrtarisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e çuar atë nga 7.79 cent në 8.96 cent për kilovat, një rritje prej 16%. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zhvilluar të premten në Prishtinë, ku anëtarët e bordit votuan unanimisht në favor të këtij ndryshimi. Zyra e Rregullatorit ka argumentuar më herët se rritja është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të brendshëm, rritjes së konsumit dhe varësisë në importin e energjisë, i cili blihet me çmime më të larta në tregjet ndërkombëtare. Vendimi është pritur me protesta nga shoqëria...