Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

Qeveria sllovake ka vendosur përgjysmimin e çmimit të biletave të trenave, si masë për të ndihmuar qytetarët në përballimin e rritjes së çmimeve të produkteve energjetike, Duke nisur nga data 1 tetor, reduktohen me 50 për qind biletat për trenat e klasit të dytë, dhe kjo masë do të rishikohet në bazë mujore. Studentët dhe pensionistët nuk preken nga masa pasi ata udhëtojnë pa pagesë. Masë tjetër e marrë nga ekzekutivi I kryeministrit të vendit,  Robert Fico ishte edhe kufizimi në 10 cent për litër i marzhit të fitimit të pikave të karburantit. Fico ndërkohë akuzoi bashkimin evropian se po dështonte në adresimin e çmimeve në rritje të karburanteve dhe kërkoi mbledhjen e një samiti emergjence për këtë çështje. “BE i ka lënë shtetet anëtare...