Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës
Vendimi i Samitit të sotëm në Hagë për rritjen në 5% të shpenzimeve ushtarake të NATO-s, për diplomatin Roland Bimon është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza, sesa nga kërcënimi i sigurisë. “Sot nuk ka asnjë informacion të besueshëm mbi të cilin të mbështetesh për rrezikun rus ndaj aleancës. E gjithë kjo që thuhet për shpenzimet ushtarake është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza në të cilësn ndodhen, përmes ekonomisë së luftës. Pasi përmes ekonomisë së paqes Gjermania ka 3 vjet që nuk po del dot, Anglia po ashtu, Franca jo shumë larg asaj, Italia mbahet...