Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rritet varësia e konsumit nga mishi i importit, arrin 48 mijë ton në vit; Brazili furnizuesi kryesor
Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard.Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu.Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas...