Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritet ekspozimi i bankave në tregun e pronave, 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshme
👁10701
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024, 76% e kredisë ishte e mbuluar me kolateral, nga 75% e saj një vit më parë. Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Pronat mbulojnë 61% të kredisë së kolateralizuar dhe 46% të tepricës totale të kredisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 9% në krahasim me një vit më parë, si rezultat i rritjes së kredisë...