Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

Ministria e shëndetësisë së Iranit thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 224 persona në të gjithë vendin që nga e premtja. Kjo është pothuajse njëqind më shumë se 128 vdekjet deri në mesditë të së shtunës që u raportuan më herët. Ndër këto viktima janë edhe 14 shkencëtarë të programit bërthamor të Iranit siç lajmëruan zyrtarët e lartë të ushtrisë izraelite dhe shefi i Inteligjencës së Iranit e zëvendësi i tij. Ndërkohë qytetarët e kryeqytetit iranian, Tehranit shprehin pakënaqësinë me zyrtarët, pasi nuk japin paralajmërime apo alarme për sulmet izraelite. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv