Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rritet bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas, mes viktimave 21 të mitur
Të paktën 69 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur pjesë të ndryshme të Teksasit qendror, një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që ka prekur rajonin vitet e fundit. Sherifi i Qarkut Kerrville, Larry Leitha, ka konfirmuar se 59 nga viktimat janë regjistruar vetëm në këtë qark, përfshirë 21 fëmijë. Më shumë viktima janë raportuar në zona të tjera të shtetit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në kushte të vështira. Ndër më të prekurit është Kampi Mystic, një qendër e njohur kampingu për të rinj, ku 11 kampistë dhe një këshilltar rezultojnë ende të...