Rriten me 500 deri në 5 mijë lekë më shumë tarifat e shërbimeve të Kadastrës

Rriten me 500 deri në 5 mijë lekë më shumë tarifat e shërbimeve të Kadastrës

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë tarifa të reja të rritura  për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë VKM-së përkatëse në shkurt të vitit 2021. Burime nga Kadastra thanë se tarifat do të pësojnë një rritje të ndjeshme që varion nga 500 lekë për disa shërbime deri në 5000 lekë të reja për të tjera. Kështu për shembull, regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%....