Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Rrëzohet” PD-ja, Kolegji Zgjedhor “vulos” 11 majit për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin
Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka marrë sot vendimin përfundimatr, teksa ka vulosur zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Elbasanit, Fierit, Durrësit, duke rrëzuar kështu ankimimet e PD-së. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen tyre në këto qarqe, me pretendimin për parregullsi dhe manipulime gjatë votimit dhe numërimit. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor i ka konsideruar të pabaza këto pretendime. Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu akuzoi Kolegjin Zgjedhor se u bë pjesë e paligjshmërisë. Sipas tij, pretendimet për shitblerje të votës janë ngritur edhe nga OSBE-ODIHR, ndërsa vendimin e sotëm e konsideroi trajtim sipërfaqësor...