Rrëzohet kërkesa e PD-së për mocion me debat ndaj Vlora Hysenit, Balla: Hetimin ta bëjë SPAK!
Partia Socialiste ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e akuzuar se ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Vendimi ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtueses së shërbimit sekret dhe socialistëve. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha pretendoi se Hyseni ishte emëruar në detyrë me rekomandim të Aleksandër Vuçiçit, ndërsa akuzoi mazhorancën se po pengon një debat për një çështje që, sipas tij, përfshin drejtuesen e shërbimit sekret në veprimtari kriminale. “Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrion me rekomandim të Aleksandër Vuçiç. U emërua pasi presidenti dhe qeveria...
Burimi:
gijotina.com