Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rrëzohet avioni ushtarak në Venezuelë, raportohet për 7 viktima
Shtatë persona kanë humbur jetën në Venezuelë pas rrëzimit të një avioni ushtarak që po transportonte anëtarë të një komuniteti indigjen në rajonin e Amazonës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së vendit. Avioni i tipit Cessna C-208B u rrëzua rreth 14 kilometra larg aeroportit të Puerto Ayacucho, kryeqyteti i shtetit Amazonas në jug të Venezuelës. Në bord ndodheshin edhe indigjenë të fisit Yanomami. Sipas ushtrisë, aeroplani po kryente një fluturim transporti për anëtarë të komunitetit Yanomami drejt fshatit Parima B, afër kufirit me Brazilin. Në mesin e viktimave është edhe zëvendëspiloti i avionit dhe gjashtë persona të tjerë. Ndërsa tre persona...