Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën të 9 personat në bord

Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën të 9 personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County, në Florida. Avioni i tipit Learjet 60 u rrëzua pranë Military Trail, mes Cresthaven Boulevard dhe 10th Avenue North, ndërsa pas përplasjes shpërtheu në flakë. Sipas CNN, avioni kishte në bord nëntë persona dhe ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom në Teksas, me destinacion Bahamas. Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit të cituara nga CNN, avioni humbi rreth 27 mijë feet, ose mbi 8 mijë metra lartësi, brenda vetëm një minute, pak përpara se të ndërpritej gjurmimi. Në zonë kishte stuhi të shpërndara në momentin e aksidentit dhe se avioni kishte kaluar përmes një zone me stuhi më të fortë disa minuta përpara se...