Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrëzohet avioni në Austri, katër të vdekur
Një aeroplan i vogël që u nis nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Bavari u rrëzua në Pinzgau të Austrisë të shtunën pasdite. Sipas raportimeve fillestare, katër persona që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Sipas zjarrfikësve, avioni u rrëzua në një terren të vështirë për t’u aksesuar. Shërbimet e emergjencës luftuan në terren të ashpër për të kërkuar të mbijetuar, por avioni u përfshi nga flakët. Zjarri është shuar, por nuk është gjetur asnjë i mbijetuar. Hetimet lidhur me shkakun e rrëzimit janë duke vijuar./vizionplus.tv