Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga flakët 15 shtëpi, evakuohen banorët

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga flakët 15 shtëpi, evakuohen banorët

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të San Diegos, Kaliforni si pasojë e motit të keq dhe mjegullës mëngjesin e sotëm (me orën lokale). Mediat raportojnë se 15 shtëpi u përfshinë nga flakët si pasojë e rrëzimit të aeroplanit. Gjithashtu edhe disa automjete morën zjarr, ndësa qytetarët u detyruan të evakuohen. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Njerëzit në lagje përshkruan se u zgjuan nga një zhurmë e madhe dhe panë një shkëlqim portokalli në qiell. Aeroplani Cessna 550 u rrëzua rreth orës 3:45 të mëngjesit pranë Aeroportit Ekzekutiv Montgomery-Gibbs, tha Administrata Federale e Aviacionit....
Burimi: Vizionplus.tv