Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrëzimi i avionit në Indi, Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit
👁12349
Një katastrofë ajrore ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Indi, kur një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit, në Indinë perëndimore. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi.Lexo edhe :Related Posts “Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit”, tha Begaj.