Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rreziku nga Irani, Naço: Situatë serioze, Shqipëria mund të ketë sulme kibernetike
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme ka shqetësuar jo pak autoritetet në vendin tonë. Këtë fakt e tregon në një intervistë për A2 CNN, Nasip Naço, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i cili nënvizoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër Iranit, duke përkrahur operacionet e SHBA-së për të shkatërruar kapacitetet bërthamore që kërcënojnë globin. “Ne jemi larg këtij konflikti, por sa larg jemi, aq afër jemi, pasi jemi të përfshirë. Situata është serioze. Të gjithë nuk e duan luftën, por të gjithë janë të mendimit që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore”, tha Naço për A2 CNN. Por sa e rrezikuar është Shqipëria, si një prej vendeve që strehon një numër mjaft...