“Rreziku është real”- Paralajmërimi “i çmendur” i Marine Le Pen: Ose NATO hyn në luftë, ose do të kemi një “Luftë Njëqindvjeçare”!
Marine Le Pen ka paralajmëruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës rrezikon të përfundojë ose me përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s dhe një konflikt botëror, ose të shndërrohet në një përballje që mund të zgjasë për breza. “Ose NATO hyn në këtë luftë dhe do të kemi Luftën e Tretë Botërore, ose do të jemi dëshmitarë të një Lufte Njëqindvjeçare”, deklaroi Le Pen. Ajo ngriti shqetësimin edhe për kohëzgjatjen dhe koston njerëzore të konfliktit, duke thënë se këtyre pasojave nuk po u kushtohet vëmendja e duhur. “Kjo luftë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore dhe askush nuk po flet për këtë”, tha Le Pen, e cila e cilësoi konfliktin një “masakër të vërtetë” dhe “të tmerrshëm”. Në të njëjtën kohë, Le...
Burimi:
javanews.al