Rrezikoi pushuesit duke kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski, e pëson 24-vjeçari në Tale

Rrezikoi pushuesit duke kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski, e pëson 24-vjeçari në Tale

Kreu manovra të rrezikshme me mjet lundrues, brenda perimetrit të sigurisë, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, 24-vjeçari. Sekuestrohet mjeti lundrues. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, gjatë monitorimit të vijës bregdetare, kanë konstatuar në plazhin e Tales, një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit. Shërbimet e Policisë ndaluan menjëherë mjetin lundrues dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin, drejtuesin i tij, shtetasin D. L., 24 vjeç. Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua...
Burimi: Top-Channel.tv