Rrezik nga era në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Rrezik nga era në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që po lundronin me kanoe në det janë gjendur në vështirësi serioze për shkak të erës së fortë që frynte në momentin e ngjarjes. Era e fuqishme ka bërë që mjetet e tyre lundruese të tërhiqen drejt thellësisë së detit, duke i vënë jetët e tyre në rrezik të menjëhershëm. Sipas informacioneve paraprake, personat në fjalë kanë arritur të njoftojnë për ndihmë në kohë. Brenda pak minutash, një mjet i Policisë Kufitare ka mbërritur në vendngjarje dhe...
Burimi: Sot.com.al