Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrezik në ajër për Izraelin, Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë
👁8667
Huthit e Jemenit planifikojnë të zgjerojnë veprimet e tyre kundër Izraelit dhe të nisin sulme ndaj avionëve civilë që i përkasin transportuesve izraelitë, raportoi gazeta libaneze Al-Akhbar, duke cituar burime brenda organizatës. Sipas raportit, kjo ka të bëjë kryesisht me linjën ajrore më të madhe të Izraelit, El Al, si dhe me transportues të tjerë kombëtarë si Arkia dhe Israir. Kërcënimet erdhën pasi forcat ajrore izraelite sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar të Sanaas të kontrolluar nga Huthit këtë javë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se sulmi shkatërroi avionin e fundit operativ që Huthit kishin në zotërim. Sipas vetë grupit, ishte...