Rrezet e Diellit forcojnë ‘sistemin imunitar’ dhe luftojnë infeksionet, ja si shpjegohet

Rrezet e Diellit forcojnë ‘sistemin imunitar’ dhe luftojnë infeksionet, ja si shpjegohet

Një studim i fundit i udhëhequr nga Universiteti i Aucklandit dhe i publikuar në revistën shkencore Science Immunology, ka zbuluar se drita e Diellit mund të luajë një rol kyç në forcimin e sistemit imunitar. Ky zbulim hap perspektiva të reja në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve inflamatore. Studiuesit përdorën një model biologjik interesant: ‘peshkun zebra’, një specie e vogël uji të ëmbël që ka shumë ngjashmëri gjenetike me njeriun. Ata u përqendruan në neutrofilet, që janë qelizat më të bollshme të bardha të gjakut në trupin tonë dhe që luajnë një rol kyç në linjën e parë të mbrojtjes...
Burimi: Syri.net