Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëshqitje dheu në Itali, izolohen fshatra! Babë e bir rrëzohen me makinë në përrua, humb jetën njëri prej tyre
👁3096
Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në rajone të ndryshme të Italisë, duke goditur veçanërisht zonat malore të Massa Carrara dhe Vicenza. Reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta të mbrëmjes së djeshme kanë sjellë rrëshqitje dheu dhe izolim të fshatrave të tërë. Situata më e rëndë paraqitet në zonën e Montignoso, konkretisht në fshatin Vietina, ku një rrëshqitje dheu në via Buffoni ka bllokuar plotësisht qarkullimin. Autoritetet lokale kanë aktivizuar menjëherë procedurat e emergjencës për të pastruar rrugën dhe për të rikthyer aksesin në fshat, i cili aktualisht është i izoluar. Ndërkohë, një ngjarje tragjike ka...