Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëmbeu dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë
👁7829
Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi mori me forcë në makinë një 31-vjeçar, të cilin më pas edhe e dhunoi. “Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.