Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit
Ka hyrë sot në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila përcakton rregulla të reja për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe sjelljen në ambientet e gjykatës. Një prej pikave që ka shkaktuar kundërshtimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë është ndalimi i mbajtjes dhe përdorimit të telefonave celularë në sallën e gjykimit, përfshirë edhe avokatët. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, deklaroi për mediat se rregullorja kundërshtohet nga avokatët dhe se ajo, sipas tij, kufizon ushtrimin e profesionit dhe të drejtën e mbrojtjes. “Konstatuam që rregullorja ka filluar sot. Ne e kontestojmë rregulloren. Ndihemi të ligështuar dhe të ofenduar që përgatitet një akt i tillë që kufizon haptazi të drejtën e mbrojtjes...
Burimi:
javanews.al