Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
Mbase e pini kafen për efektet e saj shëndetësore, të cilat janë të vërtetuara. Një meta-analizë e 127 studimeve tregoi se konsumimi i kafesë ul rrezikun e kancerit deri në 20%, të diabetit të tipit 2 me 30% dhe të sëmundjes së Parkinsonit po ashtu me 30%. Një tjetër studim i publikuar në Circulation e lidh kafen me uljen e rrezikut për goditje në tru me 20%, ndërsa një studim me mbi 260,000 persona i NIH zbuloi se ata, që pinin katër ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 10% më pak gjasa të përjetonin depresion.Por për shumë njerëz, arsyeja kryesore për të pirë kafe është më e thjeshtë: të zgjohen. Kafeina bllokon adenosinën, një substancë që nxit përgjumjen, duke na ndihmuar të qëndrojmë...