Rrëfimi tronditës: Bëra testin antidoping me nënën që sapo kishte ndërruar jetë në dhomën tjetër, moment i dhimbshëm dhe i papërshtatshëm

Rrëfimi tronditës: Bëra testin antidoping me nënën që sapo kishte ndërruar jetë në dhomën tjetër, moment i dhimbshëm dhe i papërshtatshëm

Fillimisht humbja e nënës, e më pas një test dopingu në shtëpi, në dhomën ngjitur me vendin ku prehej trupi i saj. Kjo është përvoja tronditëse që përjetoi Valentina Cavallar, çikliste profesioniste e ekipit SD Worx-Protime, të cilën ajo e rrëfeu vetë në rrjetet sociale. “Zakonisht preferoj ta mbaj jetën time private larg syrit të publikut, por kjo është diçka që e ndiej të rëndësishme ta ndaj. Humbja e nënës sime në shtator e ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e shoh jetën,” e nis postimin 25-vjeçarja italiane. “Gjithmonë e kam ditur se sa e rëndësishme ishte familja për mua, por nuk mendoj se e kisha kuptuar plotësisht peshën e të qenit një sportiste profesioniste. Megjithatë, në atë moment, nuk po mendoja aspak për çiklizmin, garat...