Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëfimi i gazetarit: Si më zgjoi nga gjumi Donald Trump, për një intervistë të papritur
Nga Gary O’Donoghue, BBC Donald Trump e ka zakon të telefonojë gazetarët pa paralajmërim. Presidenti amerikan duket se preferon një bisedë të improvizuar në telefon sesa një intervistë të ulur përpara kamerave. Të hënën në mbrëmje, më erdhi radha mua. Dhe për t’ju thënë të drejtën, isha në gjumë kur më telefonoi Shtëpia e Bardhë. Kisha kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve duke besuar se ekzistonte një mundësi e vogël që të realizoja një intervistë me të, për të shënuar një vit nga atentati ndaj tij në Butler, Pennsylvania. Raportimi im për atë ngjarje kishte bërë bujë në mbarë...