Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht
Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës do të ketë vetëm dy valë të nxehti, por edhe rrebeshe. Sipas saj ditët e para të gushtit moti do të jetë i qëndrueshëm me net dhe mëngjese të freskëta, ndërsa termometri pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. “Rriten temperaturat, por nuk kemi temperatura ekstremisht të larta temperatura normale nata dhe mëngjesi do jenë të freskët deri në datat 4-5. Temperaturat rriten me 2 gradë, termometri ngjitet...