
Rrebesh Shiu dhe Breshër në Dimal dhe Lushnje – Fermerët në Alarm për Dëmet e Mëdha
👁6007
Një rrebesh i papritur shiu, i shoqëruar me breshër, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kutallisë, bashkia Dimal, si dhe në disa fshatra të bashkisë Lushnje. Brenda vetëm 30 minutash, fenomeni natyror ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të prodhimeve, duke sjellë pasoja të rënda për fermerët. Sipas banorëve të zonës, breshëri ka dëmtuar rëndë pemët frutore, veçanërisht pjeshkat, duke shkaktuar rënie të frutave dhe dëmtim të atyre që kanë mbetur ende në pemë. Kjo situatë ka rritur pasigurinë financiare të fermerëve, të cilët e kanë bujqësinë si burimin e tyre kryesor...
Burimi:
Fieriweb.com