Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Romina Kuko u largua pas marrjes së mandatit të deputetit, Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak
👁6972
Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon. Megi Fino lindi në Janinë më 7 Prill 1993. Studimet parauniversitare në programin International Baccalaureate (IB) Diploma i përfundoi në Pekin në vitin 2012. Më pas studioi drejtësi në City, University of London në Britaninë e Madhe, prej të cilit zotëron edhe diplomën Master (LLM) në të Drejtë Publike Ndërkombëtare dhe në vijim diplomën e Masterit Profesional...