Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës, ku një ekspeditë shqiptaro-italiane ka nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi luksoz të periudhës romake, të pasur me mozaikë shumëngjyrësh. Gjatë gërmimeve janë zbuluar6 dysheme te dekoruara me mozaike, me motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elementë dekorativë, ndërsa janë gjetur edhe fragmente pikturash murale. Sipas arkeologëve, kompleksi daton në shekullin IV pas Krishtit. Një nga zbulimet më të veçanta është figura e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve të pjesshme të strukturës. “Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ne. Mozaikët dhe strukturat që kemi gjetur na japin informacion të ri për historinë dhe jetën në këtë territor në periudhën romake. Është një projekt që kërkon kohë dhe shumë...