Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

Rituali i Dollisë është shpallur Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë pamje dhe skena të dollive të realizuara në filma të ndryshëm shqiptarë. “Mirëmëngjes dhe me Ritin e Dollisë Shqiptare, të shpallur Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare, nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale, ju urojmë një javë të mbarë”, shkruan Gonxhja.
Burimi: Opinion.al