Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rishfaqet LaCivita, sulmon Ramën me akuzat e Berishës
Chris LaCivita, strategu i njohur dhe i shtrenjtë, i kontraktuar nga PD në zgjedhjet e 11 Majit është rishfaqur sërish. Në një postim në platformën X, LaCivita ka shpërndarë një shkrim të nënkryetarit të Partisë së Ilir Metës, Agim Neshos, me komentin: “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”. Në fakt, shkrimi i Neshos është një përsëritje e akuzave të Berishës dhe Metës në drejtim të Ramës dhe të qeverisë së tij, të cilat e morën përgjigjen nga qytetarët në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fushatës, LaCivita nuk drejtoi komunikimin dhe strategjinë...