Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Riona Sylejmani – Një zë i ri stilistik që fuqizon kujtesën dhe gruan nëpërmjet modës
Nga Hajrush Fazliu Krijimtaria artistike e dizajnatores së re Riona Sylejmani, e prezantuar para publikut artdashës gjilanas dhe më gjerë, nën titullin “Fuqizimi i Grave dhe Moda gjatë viteve ’90 në Kosovë”, përfaqëson një dëshmi vizuale dhe konceptuale të një periudhe të trazuar, të përplasur ndërmjet represionit dhe një vetëdijeje të re shoqërore. Ekspozita sjell një dialog të thellë midis të kaluarës dhe të tashmes përmes veshjeve të ruajtura nga fundi i shekullit XX dhe krijimeve bashkëkohore që komunikojnë me to në një gjuhë estetike të guximshme. Këto veshje nuk janë thjesht pjesë të një arkive mode – ato janë...