Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Ka rinisur këtë të hënë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” procesi i rinumërimit të votave për gjithë qarkun Tiranë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar më shumë se 560 kuti, ose afro 47 për qind e totalit që janë për t’u numëruar. Deri në këtë fazë të rinumërimit, Partia Demokratike ka humbur rreth 300 vota, Partia Socialiste rreth 210, ndërkohë që forcat e tjera kanë lëvizje shumë të vogla. Gjithsesi ndryshimet në vota janë shumë të vogla dhe nuk sjellin ndryshim të ndarjes së mandateve, as për forcat politike dhe as për kandidatët....