Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës
Janë rinumëruar më shumë se 70% e votave të qarkut Tiranë. Nga rezultati, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në mandate. Partitë politike kanë humbur vota, më shumë koalicioni i PD. Vota të pamerituara janë gjetur edhe në shumë prej kandidatëve si në radhët e socialistëve ashtu dhe të koalicionit opozitar. E vetmja garë e hapur është mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, pasi diferenca nga 140 vota është ngushtuar në 75. Klan News