Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rinumërimi për Fierin/ Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40 përqind të kutive
Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 246 kuti nga 587 kuti, ose rreth 42% (ora 10:15). Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara. Partisë Demokratike i zbriten 74 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 28 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt...