Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS përfituan padrejtësisht vota, procesi nxjerr në pah parregullsitë

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS përfituan padrejtësisht vota, procesi nxjerr në pah parregullsitë

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në qarkun e Tiranës ka zbuluar se dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë përfituar padrejtësisht vota në zgjedhjet e 11 majit. Pas dy ditësh numërimi të dytë, të kërkuar nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), është konstatuar se Partisë Demokratike i janë shtuar pa të drejtë 162 vota, ndërsa Partisë Socialiste 117 vota. Në përmasa më të vogla, përfitime të padrejta janë konstatuar edhe për Lëvizjen Bashkë me 15 vota, koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 20 vota, PSD me 18 vota dhe Partinë Mundësia me 3 vota....
Burimi: Sot.com.al