Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rinumërimi në Tiranë, kush kandidat fitoi dhe kush humbi vota
Rinumërimi në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është shoqëruar edhe më ndryshime të rezultatit të votave për disa prej kandidatëve. Deri më tani janë rinumëruar 35% e votave dhe deri më tani, edhe pse në shifra thuajse të papërfillshme pjesa më e madhe e kandidatëve rezulton se kanë marrë më shumë ose më pak vota në krahasim me rezultatin paraprak. Në listën e Partisë Demokratike, kandidati Ilir Alimehmeti ka marrë 4376 vota të vlefshme në 11 maj pas numërimit të 35% të votave, por pas rinumërimit rezulton se ka 4315 vota, pra 61 më pak.