Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rinumërimi në Gramsh dhe Peqin, anëtari i PD në KAS: Procesi vijon, jemi herët për të nxjerrë konkluzione
👁8520
Anëtari i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Elvis Çefa, ka dhënë një prononcim pas verifikimit të 94 kutive të votimit të Gramshit dhe Peqinit. Çefa tha se gjatë procesit janë konstatuar disa problematika, kryesisht në pasqyrimin jo të saktë të numrit të fletëve të votimit të papërdorura dhe në administrimin e procesverbaleve, të cilat nuk janë trajtuar sipas akteve nënligjore të përcaktuara nga Komisioni Rregullator. Sipas Çefës, është ende herët për të arritur në përfundime, pasi procesi do të vijojë në faza të tjera. Ai theksoi se të gjitha palët do të kenë mundësinë të ridëgjohen...