Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rinumërimi në Fier konfirmon skandalin, Klosi batërdi me votat, si e vodhi Klevis Jahjan me urdhër të Belinda Ballukut
Skandali elektoral në qarkun e Fierit është tashmë i konfirmuar nga të dhënat zyrtare. U vërtetua ajo që gazeta “SOT”, denoncoi me detaje disa ditë më parë për një skemë të mirëorganizuar të vjedhjes së votave në dëm të kandidatit Klevis Jahaj dhe në favor të “të preferuarit të Belinda Ballukut”, Ceno Klosit. Gazeta “SOT” raportoi se gjatë numërimit të mbi 60% të kutive, Klevis Jahaj po rezultonte me mbështetje të jashtëzakonshme, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke rrezikuar seriozisht pozitat e Ceno Klosit, “ushtarit” politik të Belinda Ballukut në Fier. Kjo e fundit, në rolin e drejtueses politike të qarkut...